Bota

Në kujtim të eksponentit të klanit mafioz, banorët e Foggia vendosin banderolë: Alessandro do të mbetesh në zemrat tona

25 Shtator 2021, 14:09 Nga DOSJA
Në kujtim të eksponentit të klanit mafioz, banorët e Foggia

ITALI- “Alessandro do të mbetesh përgjithmonë në zemrat e këtij rrethi”. Kështu shkruhet në një banderolë të varur në një zonë gjysmë periferike të Foggia në kujtim të eksponentit të klanit mafioz Foggia Sinesi-Francavilla Alessandro Lanza. Ansa.it shkruan se kjo banderolë është vendosur në nder të të burgosurit pasi kreu vetëvrasje 17 shtatorin e kaluar.

Përveç flamurit, një sërë shenjash u vendosën në murin e një ndërtese. Në njërën prej tyre është shkruar: “Bussolò, shkëlqen më shumë se kurrë”. Fotot, që nga dje, kanë bërë xhiron e mediave sociale duke ngritur indinjatën e thellë.

Lanza po vuante një dënim pasi tentoi të zhvaste dy sipërmarrës nga Foggia në vitin 2013 së bashku me 24 bashkëpunëtorë dhe eksponentë kryesorë të krimit të organizuar të Foggias.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alessandro lanza alessandro lanza

Sondazh

Poll

Bota 25 Shtator 2021, 12:47

Sulm me bombë në Afganistan, vritet 1 person

AFGANISTAN- Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në provincën Nangarhar të Afganistanit, që goditi një konvoj t...