Bota

Pika “kyçe” që zbardh vrasjen në “Glyka Nera” ende mister: Autoritetet greke kërkojnë ndihmë nga Kina, dy skenarë

25 Shtator 2021, 13:44 Nga DOSJA
Pika “kyçe” që zbardh vrasjen në “Glyka

GREQI– Rasti i vrasjes së Caroline Crouch në Glyka Nera nga burri i saj mbetet ende i hapur në zyrat e hetuesisë greke. Autoritetet ende nuk kanë një pamje të qartë nëse krimi ishte i paramenduar apo jo, edhe pse është një pikë që duhet vendosur pasi nga ky detaj do të varet akuza ndaj pilotit.

E gjitha mund të zgjidhet duke zbuluar orën kur u hoq karta e sigurisë nga kamerat e dhomës së ndenjies. Babis Anagnostopoulos pretendon se vrasja ka ndodhur në debat e sipër, por nëse karta është hequr para momentit kur 20-vjeçarja ndërroi jetë, atëherë kemi të bëjmë me një vrasje të paramenduar.

Për të zgjidhur këtë “mister”, autoritetet greke, i kanë dërguar të gjitha të dhënat në Kinë, ato ku edhe ndodhet kompania mëmë e kamerave. E pas marrjes së përgjigjes do të zbulohet e vërteta mbi vrasjen.

Ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 11 majit, por autori i vrëtetë u kap pas një muaji. Babis kishte stisur një grabitje, duke përfshirë edhe shqiptarë në të, por versioni i tij i vrasjes të së shoqes nuk i bindi autoritetet. Ai u arrestua e më pas pranoi se kishte qenë ai personi që vrau të rënë pas një sherri të çastit, ndërkohë që ndodhet në burg në pritje të dënimit.

Por nuk mbaron me aq. Policia po kërkon edhe bashkëpunëtorin e tij, që u sigurua që psikologia e çiftit të mos fliste për sesionet me Caroline, mirëpo ende nuk është prangosur.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 25 Shtator 2021, 12:47

Sulm me bombë në Afganistan, vritet 1 person

AFGANISTAN- Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në provincën Nangarhar të Afganistanit, që goditi një konvoj t...