Bota

“Mjafton për të vrarë 50 milionë persona”/ Konfiskohen 21 kg carfentanil, pranga çiftit që mbante “qetësues ele

25 Shtator 2021, 14:15 Nga DOSJA
“Mjafton për të vrarë 50 milionë persona”/

SHBA– Dy persona janë arrestuar pasi janë kapur me më shumë se 21 kilogramë carfentanil – një opioid sintetik i fuqishëm që përdoret si qetësues për elefantët. Andres Jesus Morales, 30 vjeç, dhe Alyssa Christine Ponce, 27 vjeç, u arrestuan në Perris më 14 shtator pas një kontrolli që u zhvillua në shtëpinë e tyre.

“Nëse përzihen me ilaçe të tjera, 21 (kilogramët) carfentanil të kapur janë të mjaftueshme për të vrarë më shumë se 50 milionë njerëz,”- bëri me dije zyra e DEA amerikanë, duke theksuar se vetëm 2 miligram carfentanil mund të jetë vdekjeprurëse.

Më 17 gusht, oficerët e Departamentit të Policisë Riverside bënë një urdhër kontrolli në një shtëpi në Glimmer Way në Perris dhe sekuestruan 21 kilogramë carfentanil, katër kilogram kokainë dhe një kilogram heroinë, tha Zyra e DA. Ndërsa askush nuk ishte në shtëpi kur u dha urdhri, detektivët ishin në gjendje të identifikonin Morales dhe Ponce si të dyshuarit, tha Zyra e DA.

Morales dhe Ponce, do të përballen me drejtësinë pasi ndaj tyre rëndojnë 4 akuza; posedim i substancave të rrezikshme, ndërsa akuzat e tjera lidhen me sasinë e carfentanil që kishin siguruar.

Marrë nga pe.com

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota carfentanil carfentanil

Sondazh

Poll

Bota 25 Shtator 2021, 12:47

Sulm me bombë në Afganistan, vritet 1 person

AFGANISTAN- Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në provincën Nangarhar të Afganistanit, që goditi një konvoj t...