Bota

Sulmet në veri të Kosovës, Osmani u bën thirrje ndërkombëtarëve: Mos injoroni tendencën ruso-serbe për destabilizim të

25 Shtator 2021, 16:11 Nga DOSJA
Sulmet në veri të Kosovës, Osmani u bën thirrje

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ndodhet në SHBA, ka reaguar për sulmet e ndodhura të shtunën në veri të Kosovës. Me një postim në profilin e saj në Facebook, ajo i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos injorojë tendencën ruso-serbe për destabilizim të rajonit.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e ‘botës serbe’, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi”, shkroi Osmani.

Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur këtë të shtunë, ndërsa Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan është sulmuar. Sipas hetimeve, dy bomba dore janë hedhur por nuk kanë shpërthyer. Incidentet në veri vijojnë për të gjatën ditë, pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qevevria e Kosovës, gjë të cilën qytetarët serbë po e kundështojnë me forcë.

LAJMI KRYESOR: DITA E GJASHTË/ Shënohen tensionet e para në pikat kufitare në Kosovë, digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok, hidhen dhe granata dore në Zveçan, s’ka të lënduar

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni reciprociteti per targat tensionet në veri të kosovës vjosa osmani reciprociteti per targat tensionet në veri të kosovës vjosa osmani

Sondazh

Poll