Bota

E quajti ‘budalla’, Kurti i kujton Ministrit të Brendshëm serb të kaluarën: Për Vulin mjafton të thuhet që ka qenë z

25 Shtator 2021, 15:44 Nga DOSJA
E quajti ‘budalla’, Kurti i kujton Ministrit të Brendshëm

KOSOVË- Teksa situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, e quajti kryeministrin e Kosovës “budalla”.

“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, u shpreh Vulin.

Kryeministi Kurti nuk ka nguruar t’i përgjigjet deklaratës së tij duke i kujtuar Ministrit të Brendshëm serb të kaluarën.

“Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë. Pra këtu thua se nuk e kanë veç me ne, ndërkaq së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte që Millosheviçi nuk është mjaftueshëm radikal”, tha Kurti.

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës ka njoftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për diskutime mbi situatën në veri.

LAJMI KRYESOR: DITA E GJASHTË/ Shënohen tensionet e para në pikat kufitare në Kosovë, digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok, hidhen dhe granata dore në Zveçan, s’ka të lënduar, Kurti: Akt terrorist dhe cënim i paqes

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vulin reciprociteti i targave tensionet ne kosove albin kurti aleksander vulin reciprociteti i targave tensionet ne kosove

Sondazh

Poll