“Pikat kufitare do ishin djegur po të mos ishte për policinë tonë”, Kurti urdhëron mbledhjen e Këshillit të Sigurisë
25 Shtator 2021, 15:22Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në nje konferencë për mediat vendase ka folur në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Ai ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Kurti ka vlerësuar policinë duke thënë se ata kanë bërë një punë të shkëlqyer, pasi pikat kufitare do të kishin qenë djegur nëse nuk do të kishin qenë ata.
“Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të zbatimit të qeverisë së Kosovës. Aty ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente aty ku nuk ka polici ka incidente siç ndodhi në Zubin Potok”, tha kryeministri Kurti.
Ai komentoi gjithashtu mbi dërgimin e avionëve luftarakë ruse dhe serbe nga vetë Serbia, veprim të cilin e cilësoi si provokim që nxit konfliktin rajonal.
“Serbia po sjell afër kufirit helikopterë dhe avionë luftarak rusë, Serbia po provon të nxis konflikt rajonal. Pengesat dhe bllokadat përfshirë veprimet e sotme kriminale janë të tilla sepse krimi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës për ta. Vendimi për targat nuk u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës, ky vendim është masë e barabartë që shteti serb aplikon për qytetarët e Kosovës. I ftojmë qytetarët në veri pa dallime etnike të respektojnë ligjet dhe të mos ndikohen nga ata që nxisin dhunë. Mbi 9 mijë targa të përkohshme janë dhënë deri më tani, duket që këtu e kanë hallin zjarrvënësit nga Beogradi”, u shpreh ai.
Tensionet në veri vijojnë prej 6 ditësh për shkak të vënies së masës së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, gjë kjo që nuk është pritur aspak mirë nga Serbia.
SHBA– Dy persona janë arrestuar pasi janë kapur me më shumë se 21 kilogramë carfentanil – një opioid sintetik i fuqishëm që përdoret si qetësues për...
ITALI- “Alessandro do të mbetesh përgjithmonë në zemrat e këtij rrethi”. Kështu shkruhet në një banderolë të varur në një zonë gjysmë periferike të ...
SHBA- Një ish-producente ekzekutive në ABC ka akuzuar spikerin e CNN, Chris Cuomo për ngacmim seksual, pas dorëheqjes së vëllait të tij Andrew Cuomo si guvernat...
GREQI– Rasti i vrasjes së Caroline Crouch në Glyka Nera nga burri i saj mbetet ende i hapur në zyrat e hetuesisë greke. Autoritetet ende nuk kanë një pamj...
ITALI- Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka folur në lidhje me çështjet më të rëndësishme në botë. Avvenire shkruan se gjatë një interviste, ai ...
SHBA- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Edi Rama në lidhje me njohjen e Kosovës, që bëri në mbledhjen e...
GREQI– Dimitris Anastasopulos, babai i Mad Clip, i cili humbi jetën në një aksident të ndodhur më 2 shtator ka bërë me dije se di si ka ndodhur gjith&cced...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 4.704 testime, 88 qytetarë k...
Të dielën gjermanët do të zgjedhin parlamentin federal, Bundestagun. Numri i konstelacioneve partiake që mund të formojnë qeverinë është më i madh se kurrë më p...