Bota

I biri humbi jetën në aksident, flet babai i reperit Mad Clip: E di çfarë ka ndodhur atë natë, por se them dot…

25 Shtator 2021, 13:31 Nga DOSJA
I biri humbi jetën në aksident, flet babai i reperit Mad Clip: E di

GREQI– Dimitris Anastasopulos, babai i Mad Clip, i cili humbi jetën në një aksident të ndodhur më 2 shtator ka bërë me dije se di si ka ndodhur gjithçka por nuk e thotë dot publikisht. Mediat greke shkruajnë se ai është shprehur se nuk ka asnjë njoftim apo sqarim nga Policia, por ka zbuluar vetë se çfarë ka ndodhur me të birin natën që ai humbi jetën.

“Nuk jam njoftuar nga policia, edhe pse e kam bërë denoncimin. Nuk kam përgjigje. Unë e di çfarë ndodhi natën e vdekjes, por nuk mund ta them tani. Unë e kuptoj, por nuk mund ta them tani,”-tha ai.

Hetimi i ekspertëve ka zbuluar se natën e aksidentit kishte ujë në tre vende të rrugës, vetëm disa metra nga vendi i ku dhe u përplas makina. Kjo do të thotë që gomat e Porsche për disa sekonda, por shumë kritike, humbën efikasitetin e tyre, megjithatë “autopsia” tregoi të kundërtën. Çka dhe hedh dyshime mbi çfarë mund ta ketë shkaktuar vdekjen e të riut.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Bota 25 Shtator 2021, 12:47

Sulm me bombë në Afganistan, vritet 1 person

AFGANISTAN- Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në provincën Nangarhar të Afganistanit, që goditi një konvoj t...