Bota

Covid në Kosovë, 8 persona humbin jetën dhe 88 të tjerë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

25 Shtator 2021, 13:03 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, 8 persona humbin jetën dhe 88 të tjerë

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 viktima dhe janë shëruar 651 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.

Njoftimi i Policisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.  Në total numri i rasteve aktive është 4.800.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 25 Shtator 2021, 12:47

Sulm me bombë në Afganistan, vritet 1 person

AFGANISTAN- Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në provincën Nangarhar të Afganistanit, që goditi një konvoj t...