Politike

Kosovë/ Haradinaj “refuzoi” Ramën, pret Majkon (Foto)

18 Shkurt 2019, 13:55 Nga DOSJA
Kosovë/ Haradinaj “refuzoi” Ramën, pret Majkon (Foto)

KOSOVË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko është duke zhvilluar një vizitë në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizitë Majko është pritur nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj, ku ka shpërndarë edhe një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin:

Sot, në Prishtinë… Me kryeministrin Haradinaj, dhe miq nga Senati dhe Kongresi i SHBA-së.

Sot, në Prishtinë… Me kryeministrin Haradinaj, dhe miq nga Senati dhe Kongresi i SHBA-së. pic.twitter.com/q7yXGh4ZJk

— Pandeli Majko (@PandeliMajko) February 18, 2019

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm  në festën e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ditën e djeshme, ku u organizuan një sërë aktivitetesh.(Lexo këtu) Rama i zgjati dorën për t’i përshëndetur Rifat Jasharin dhe Ramush Haradinajn. Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, kurse Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij. Kujtojmë se raportet mes Ramës dhe Haradinajt kanë ndryshuar së fundmi për shkak të qëndrimeve që mbajnë në lidhje me korigjimin e kufijve të Kosovës. Haradinaj disa herë është shprehur që Rama duhet të qëndrojë larg kësaj çështjeje.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pandeli majko ramush haradinaj pandeli majko ramush haradinaj

Sondazh

Poll