Politike

Përplasja SHBA-Francë/ Rama “sikletoset”, nuk di anën e kujt të mbajë LIVE: Njëra aleate, tjetra mike!

24 Shtator 2021, 18:02 Nga DOSJA
Përplasja SHBA-Francë/ Rama “sikletoset”, nuk di anën

SHBA– Kryeministri Rama u gjend në një situatë të siklekshme gjatë një intervistë për median franceze “Tv5 Monde”. Gjatë intervistës, Rama u pyet lidhur me konfliktin mes SHBA-ve dhe Francës për nëndetëset bërthamore, por gjithë kohën u mundua që të mos mbajë anë. Kreu i qeverisë shqiptare u përgjigj shkurt se SHBA-të janë aleatë ndërsa Franca është mike e Shqipërisë.

“Ne jemi aleatë krenarë të Shteteve të Bashkuara, por edhe miq shumë krenarë të Francës,”- tha Rama. Po ashtu, Rama shtoi se Shqipëria i ka idetë e qarta për të ecur krah objektivave që kanë vendosur Kombet e Bashkuara.

“Ne jemi një vendi vogël, por i kemi idetë tepër të qarta dhe do të bëjmë gjithçka për të ecur bashkë me të tjerët me objektivat e Kombeve të Bashkuara dhe objektivat e përbashkëta për një botë më të mbrojtur nga ndryshimet klimatike, për një botë më të barabartë mes grave dhe burrave, një botë më solidare dhe padyshim për një botë të bashkuar kundër së keqes, terrorizmit, fondametalizmit nga të gjitha anët,”- tha Rama.

“Nous sommes un petit pays mais nous sommes prêts”. Edi Rama, premier ministre de l’Albanie qui à partir de janvier prochain siègera aux Nations Unies comme membre non permanent du Conseil de Sécurité. #albanie #edirama #onu #un pic.tëitter.com/QZpPd3e8hB

— TV5MONDE Info (@TV5MONDEINFO) September 24, 2021

Në Janar, Shqipëria do të ulet si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.  Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama në shba edi rama edi rama në shba

Sondazh

Poll