Sport

Presidenti Meta: “Vehap Xhindolli, një personalitet i gjithanshëm me kontribut të çmuar, si sportist dhe trajner”

24 Shtator 2021, 18:54 Nga DOSJA

ELBASAN – Peshëngritja shqiptare është në zi. “Mjeshtri i Madh” Vehap Xhindolli, që për 10 vite me radhë ka mbajtur titullin si kampion absolut në peshat e rënda në vitet ’70-’80 në peshëngritje, sot në moshën 80-vjeçare u nda nga kjo jetë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili më 14 maj të këtij viti, këtë figurë të shquar të qytetit të Elbasanit e nderoi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në faqen e tij në “Facebook”, teksa vlerëson figurën e të ndjerit, i ka shprehur ngushëllimet familjes Xhindolli dhe komunitetit elbasanas.

“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm.

Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit elbasanas për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Të prehet në paqe!”,- ka shkruar në faqen e tij Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mjeshtri i madh në moshën 80-vjeçare qytetit të elbasanit vehap xhindolli mjeshtri i madh në moshën 80-vjeçare qytetit të elbasanit vehap xhindolli

Sondazh

Poll

Sport 24 Shtator 2021, 17:11

ANGLI-Kaos total te skuadra e Derby.Problemet financiare të shoqërisë e kanë shtyrë skuadrën në fundin e klasifikimit pasi e nisi sezonin me 12 pikë më pak, një...