Sport

Hakimi: “Endërr të luash me Messin, pas CR7 dhe Haaland, ai më mungonte”

24 Shtator 2021, 18:16 Nga DOSJA
Hakimi: “Endërr të luash me Messin, pas CR7 dhe Haaland, ai

FRANCE – Achraf Hakimi, i intervistuar nga ‘Magazine L’Equipe’, ka komentuar edhe transferimin e Lionel Messit te Paris Saint-Germain: “Nuk e prisja që Messi të largohej nga Barcelona, ​​siç e mendonin të gjithë.

Nuk e dija se ai do të vinte këtu. Kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj, si me Cristiano Ronaldon te Real Madrid, ose Erling Haaland te Borussia Dortmund, por Messi ishte i vetmi që më mungonte! Jam krenar që jam në gjendje të rritem, së bashku me një lojtar kaq të rëndësishëm.

Unë do t’i vëzhgoj stërvitjet dhe ndeshjet e tij për t’u bërë një futbollist edhe më i fortë. Jam i bindur se Leo do të bëjë që secili nga lojtarët e PSG të rritet. Marrëdhënia jonë? Unë i jap atij topin dhe ai e vendos atë në vendin e duhur (qesh). Messi më befasoi, jo vetëm për veprimet e tij në fushë, por edhe për qetësinë dhe thjeshtësinë e tij”,– është shprehur ish-mbrojtësi i zikaltërve të Interit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘magazine l'equipe’ achraf hakimi cristiano ronaldon te real madrid erling haaland te borussia dortmund lionel messit paris saint germain ‘magazine l'equipe’ achraf hakimi cristiano ronaldon te real madrid erling haaland te borussia dortmund lionel messit paris saint germain

Sondazh

Poll

Sport 24 Shtator 2021, 17:11

ANGLI-Kaos total te skuadra e Derby.Problemet financiare të shoqërisë e kanë shtyrë skuadrën në fundin e klasifikimit pasi e nisi sezonin me 12 pikë më pak, një...