Bota

U arrestua sot në mëngjes, del para gjykatës italiane ish-udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont

24 Shtator 2021, 11:18 Nga DOSJA
U arrestua sot në mëngjes, del para gjykatës italiane

ITALI- Udhëheqësi separatist katalanas, Carles Puigdemont është arrestuar në Sardenjë të Italisë pasi ndaj tij ishte në fuqi një urdhër arresti nga Spanja.

Arrestimi i 58-vjeçarit u teksa zbriste nga një aeroplan në aeroportin Alguero në Sardenjë. Ai do të dalë në një seancë ku do të vendoset nëse do të ekstradohet në Spanjë për t’u përballur me akuzat për kryengritje.

Udhëheqësi katalanas po jeton në mërgim të vetë-imponuar në Belgjikë që kur iku nga Spanja i fshehur në bagazhin e një makine pas një referendumi të dështuar të pavarësisë të vitit 2017, i cili u shpall i paligjshëm nga gjykatat spanjolle.

Puigdemont kërkohet në Spanjë për akuzat për kryengritje mbi përpjekjet e tij për të shkëputur rajonin katalanas nga Madridi përmes referendumit të vitit 2017. Ai u arrestua nën një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Spanja.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet carles puigdemont arrestohet carles puigdemont

Sondazh

Poll