Aktualitet

Masakra e Peshkëpisë, SPAK pushon hetimet për vrasjen e dy ushtarëve shqiptarë

24 Shtator 2021, 09:24 Nga DOSJA
Masakra e Peshkëpisë, SPAK pushon hetimet për vrasjen e dy

TIRANË– 27 vite nga vrasja e dy ushtarëve shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini në Peshkëpi, Prokuroria e Posaçme ka pushuar hetimin pasi nuk janë gjetur prova të mjaftueshme. Ky akt i SPAK e lë këtë dosje të pluhurosur prej gati 3 dekadash arkivim nga Prokuroria e Gjirokastrës, pa autor. Fredi Bejleri dhe dy të dyshuarit e tjerë të kësaj ngjarjeje tashmë janë të lirë nga hetimi dhe akuza ndaj tyre bie.

Në mars të vitit 2019, prokuroria shqiptare rinisi hetimin për masakrën e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur më 10 prill 1994. SPAK dërgoi edhe letërporosi për të marrë të dhëna në Greqi, por pa sukses.

Si ndodhi masakra? Ngjarja ndodhi në postën kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër, ku një komando speciale e organizatës greke “MAVI” kaloi kufirin me këmbë dhe hyri në tokën shqiptare ku iu drejtua postës së kufirit dhe dyshohet se vrau komandantin e postës Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe plagosi ushtarët e tjerë Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi. Gjatë sulmit komandoja terroriste mori peng dhe një nga ish-nënoficerët e këtij reparti kufitar Qemal Stroka, i cili më pas u la i lirë në kufi. Sot, 27 vite nga ngjarja e rëndë edhe kjo dosje mbetet pa autor.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arsen gjini fatmir shehu fredi bejleri masakra e peshkepise arsen gjini fatmir shehu fredi bejleri masakra e peshkepise

Sondazh

Poll