Politike

24 Shtator 2021, 10:42 Nga DOSJA

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, Genc Deromemaj ka zbuluar për ‘Faxnews’ se do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në ‘Foltoren për PD’ të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është shprehur se do të marrë pjesë në dëgjesën si një demokrat e se nuk do të ketë asnjë të penalizuar nga pjesmarrësit.

Do marr pjesë në një dëgjesë, si një demokrat, të ndërmarrë nga ish-lideri historik i PD-së, z.Berisha. Besoj do të ketë pjesmarrje goxha të lartë. Jo në mënyrë absolute. Unë jam demokrat dhe ne demokratët kemi vlera të jashtëzakonshme dhe udhëhiqemi nga liria. Kam bindjen e plotë që kushdo që do të marri pjesë nuk do të ketë asnjë lloj penalizimi. Nuk do të ketë as të penalizuar”, deklaroi ai.

I pyetur se nëse është iu është kërkuar që të mos marrë pjesë në takimet e Berishës gjatë takimit me Bashën, ai mohoi kategorikisht këtë gjë.

Marrëdhëniet me Bashën janë shumë korrekte. Para disa ditësh në një takim thërritur nga kryetari i partisë, kemi diskutuar për situatën dhe kemi marrë orientimin për të ruajtur pozitat e partisë. Në takimin që kam marrë pjesë as nuk është tentuar të artikulohet kjo. Thjesht u orientuam për situatën ku ndodhemi. Ishte një shpjegim për situatën ku ndodhemi. Nuk kemi të bëjmë ndarje mes mbështetësve. Unë mbështes çdo lloj lëvizje demokratike që në thelb ka parimet. Pas kësaj lëvizje PD do të jetë më e fortë për t’u përballur me mazhorancën”, theksoi ai.

Ditën e djeshme deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha ka kërcënuar drejtuesit e qarqeve për të mos i hapur dyert ish-kryeministrit Sali Berisha, në mënyrë që ky i fundit të zhvillojë mbledhjet e tij me demokratët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike flamur noka foltorja per pd genc deromemaj flamur noka foltorja per pd genc deromemaj

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2021, 20:21

TIRANË– Debati i ashpër mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe analistit Ergys Mërtiri. Të dy të ftuar në emisionin “Opinion”, j...