Politike

Shtyhet seanca Basha-Veliaj, sëmuret avokati i kryebashkiakut, Sefa: Të vijë të sjellë prova, ka shpifur

24 Shtator 2021, 07:22 Nga DOSJA
Shtyhet seanca Basha-Veliaj, sëmuret avokati i kryebashkiakut, Sefa:

TIRANË– Seanca për padinë e ngritur nga kryedemokrati Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për të dytën herë. Mësohet se shtyrja është bërë për shkak të mungesës së avokatit të Veliajt Petrit Ismaili, i cili ka dërguar një letër në Gjykatë duke justifikuar mungesën e tij për shkak të problemeve shëndetësore.

Avokati i Bashës, Endrit Sefa deklaroi para mediave se ata kërkojnë fajësinë e kryebashkiaut, pasi sipas tij, ky i fundit nuk është paraqitur në proces dhe nuk ka sjellë as prova që vërtetojën akuzat e ngritura publikisht për kryedemokratin.

“Kemi kaluar në seancë gjyqësore. Sot seanca nuk u zhvillua për mungesë të avokateve, u la në një datë tjetër. Ne kërkojmë që të rrëzohen deklarata e Veliajt, pasi ka shpifur. Të deklarohet fajtor për shpifje. Duhet ta dijë që duhet të vijë në seancë gjyqsore dhe të sjellë prova. Seanca e radhës është lënë më 11 tetor, në orën 13:00,”- tha Sefa ndër të tjera.

Basha ngriti padi ndaj Veliajt në tetor të vitit të kaluar, pasi kryebashkiaku në takimet gjatë fushatës elektorale ka deklaruar se në kohën e tërmetit lideri i PD është bërë me katër vila. Këto sipas Bashës, janë shpifje.

Seanca e fundit e mbajtur, ishte si një seancë pajtimi mes palëve, por Basha dhe Veliaj refuzuan duke vijuarm ep rocesin gjyqësor.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj lulzim basha pd padit veliajn erion veliaj lulzim basha pd padit veliajn

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2021, 20:21

TIRANË– Debati i ashpër mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe analistit Ergys Mërtiri. Të dy të ftuar në emisionin “Opinion”, j...