Politike

23 Shtator 2021, 20:21 Nga DOSJA

TIRANË– Debati i ashpër mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe analistit Ergys Mërtiri. Të dy të ftuar në emisionin “Opinion”, janë përplasur lidhur me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Teksa diskutonin lidhur me mundësinë për mbledhjen e strukturave të dy janë përplasur dhe as pas ndërhyrjeve të moderatorit Blendi Fevziu, nuk janë ndalur.

PJESË NGA BISEDA:

Klevis Balliu: Baza vendos se kush është kryetari i partisë…Sot na dolët kundër, dje flisnit për demokraci. 

Ergys Mërtiri: Mos më ndërprit. Gabim ke bërë që e ke mbrojtur. Unë e kuptoj padurimin.

Klevis Balliu: Mos ia fut kot

Ergys Mërtiri: Nëse ka një njëri që ia fut kot je ti. Bën debat pa lexu gjë në jetën tëndë.

Klevis Balliu: Kush je ti?

Ergys Mërtiri: Unë që po flas

Klevis Balliu: Një hiç!

Blendi Feziu: Mos e ktheni në personale. A doni t’ju lë të ziheni? Zihuni!

Ergys Mërtiri: Ata berishistë që mbron Klevisi e kanë masakruar Lulzim Bashën. Basha ka marrë kosto prej teje. I thoshin në PD; Ku e ke gjetur këtë Klevisin?

Klevis Balliu: PD ka dalë plus aty ku kam kandiduar unë.

*vazhdon debate

Ergys Mërtiri: Kur thua neni nuk e lejon, tregon një formim të frikshëm juridik.

Klevis Balliu: Aty ku kam studiuar unë, ti nuk merr dot as vizë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ergys mertiri klevis balliu ergys mertiri klevis balliu

Sondazh

Poll