Politike

VIDEO/ Murrizi: Do publikoj videon e grabitjes së vilës së kreut të SPAK, Arben Kraja në Lalëz

24 Shtator 2021, 06:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Murrizi: Do publikoj videon e grabitjes së vilës së kreut

TIRANË– Ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ai ka në duar videon ku shihet se si hajdutet vjedhin vilën e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja, në Gjirin e Lalëzit. I ftuar në RTV Ora, Murrizi tha se Kraja ka vilë në Lalëz dhe se të njëjtën video që ka Policia e Durrësit, e ka edhe ai, që vërteton grabitjen e raportuar në fillim të muajit gusht.

Sipas Murrizit, policia mendon se ai është shefi i madh dhe prandaj nuk e publikojnë. Ish-deputeti shtoi se Kraja duhet të tregojë nëse ka apo jo vilë atje dhe sa e ka marrë, e sa e ka pasur rrogën, pasi kjo gjë duhet sqaruar patjetër, veç grabitjes.

“Po e them për herë të parë që kreu i SPAK ka vilë në Lalëz dhe kam videon kur janë futur hajdutët në shtëpi. Videon që ka policia e Durrësit e kam dhe unë. Nuk kam dashur që ta bëj publike sepse nuk dua të merrem me të se ai edhe pak muaj është. Ai duhet të tregojë nëse ka apo jo një vilë në Lalëz, nga e gjeti dhe ku e ka marrë? Policia e mendon se ai është shefi i madh dhe prandaj nuk e publikojnë. Unë për punë ditësh mund do ta publikoj si video. Ky duhet të tregojë nëse ka apo jo vilë atje dhe sa e ka marrë, sa e ka pasur rrogën dhe me çfarë justifikimesh. Ai ka qenë hetues i policisë së komunizmit. Një tre-vjeçar ka mbaruar juridikun në vitet ’97,”- tha Murrizi.

Albanian Post raportonte në fillim të muajit gusht se maskat kanë grabitur shtëpitë e pushimit të shumë prej biznesmenëve në Gjirin e Llaëzit, por edhe të figura të rëndësishme të vendit, përfshirë këtu edhe atë të kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja. Por ky i fundit mohoi gjithçka dhe tha se lajme të tilla shpërndahen për t’u bërë pengesë për SPAK.

Pas publikimit të lajmit, në rrjet u ngritën dyshime lidhur me banesën e Krajës, nëse kreu i SPAK ka vilë në në Gjirin e Llëzit apo jo. Sipas deklarimeve të bëra nga ai vetë, më datë 02.10.2017, subjekti dhe bashkëshortja e tij, kanë lidhur kontratë sipërmarrje për një apartament banimi në një kompleks pranë Gjirit të Lalëzit, me vlerë 130,000 euro dhe kanë paguar vetëm këstin e parë prej 15,000 euro, ndërsa 115,000 euro janë detyrim ndaj shoqërisë së ndërtimit. Sa të justifikuar e ka blerjen, e ka verifikuar vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kur dha “ok” për pastërtinë e tij në tre hallkat e vlerësimit….

(f.m./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grabitet shtepia e arben krajes grabitje ne gjirin e lalëzit myslim murrizi grabitet shtepia e arben krajes grabitje ne gjirin e lalëzit myslim murrizi

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2021, 20:21

TIRANË– Debati i ashpër mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe analistit Ergys Mërtiri. Të dy të ftuar në emisionin “Opinion”, j...