Politike

Ndërtimi i portit të ri të Durrësit, kryeministri Rama: U përzgjodhën 5 kompanitë finaliste

23 Shtator 2021, 20:39 Nga DOSJA
Ndërtimi i portit të ri të Durrësit, kryeministri Rama: U

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet në ndërtimit të portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano. Po ashtu, Rama bën me dije se janë zgjedhur 5 finalistë në garë.

POSTIMI I RAMËS:

Porti i Ri i Durrësit

Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm. Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022

Më herët, ministrja Belinda Balluku ka bërë me dije më parë se gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit trgtar do të përfundojë në tetor dhe do të vendosët kohë limiti 36 muaj për ndërtim. Faza e parë të portit ekzistues të Durrësit që do të përfshijë edhe ndërtimet me destinacion turistik por edhe marinën elitare, për të cilën ka nisur puna.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama porti i porto romanos edi rama porti i porto romanos

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2021, 20:21

TIRANË– Debati i ashpër mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe analistit Ergys Mërtiri. Të dy të ftuar në emisionin “Opinion”, j...