‘Do merremi ndonjëherë me Edi Ramën?!’/ Fatos Lubonja: Berisha ra viktimë e sistemit që inauguroi me Fatos Nano
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se politika shqiptare nuk duhet të merret sot me largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, apo me shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Për analistin Lubonja, problemi kryesor sot në Shqipëri është largimi nga vendi i 60 mijë fëmijëve, duke theksuar se është skandal të mos merresh me këtë çështje.
“Çështja për mua sot është, kemi një vend që ka njëmijë probleme, që ka një korrupsion të jashtëzakonshëm, dhe një qeveri që është mbështetëse e mafies, që po pastron paratë e pista. Në vend që ne të merremi me këtë çështje, që është primare, merremi me një njeri që u hoq, për korrupsion nga amerikanët, pra për korrupsion që vë në rrezik interesat amerikane. Unë shoh një parti, mazhorancën, që është parti që ka ndërtuar sistemin e korrupsionit dhe që vazhdon të fuqizohet, deri në atë pikë sa ka hyrë dhe krimi në Parlament dhe ka kapur shtetin. Këtu problemi është se a kemi ne një opozitë kundër kësaj mazhorance, apo lufta ndaj korrupsionit është thjesht mjet për pushtet për të eliminuar kundërshtarin. Më 2011, Edi Rama në opozitë nxori videon, ku dilte i korruptuar Ilir Meta. U vërsulën njerëzit për të djegur kryeministrinë, por pas dy vitesh, më 2013, kur u bashkua me Ilir Metën, tha se këtu nuk është problem personash, por sistemi. Bashkëpunoi katër vite me Ilir Metën, pastaj e merr timon e drejton vetë dhe na ka sjellë në këtë gjendje ku jemi. Këtu kemi të bëjmë me përdorim të korrupsionit për luftë për pushtet. Është skandal që askush nuk flet për ata 60 mijë fëmijë që po ikin, por merren me fëmijët. Unë mendoj se problemi i vërtetë duhet të jenë këto 60 mijë fëmijë, që po ikin nga vendi. Të mos flasësh për këtë, por të merresh me Berishën, do të thotë t’i shërbesh këtij sistemi, berishizmit. Kemi ndërtuar një sistem korrupsioni, ku çdokujt mund t’i gjesh një gjë ta kapësh. Berisha ka rënë viktimë e berishizmit, si formë që inauguroi me Fatos Nanon, dhe tani po e pëson vetë”, tha analisti Lubonja.
Marrë nga BalkanWeb
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Preç Zogaj e tregon për herë të parë: I thashë Bashës që të shkoja unë dhe t’i kërkoja Berishës të mos kandidonte
TIRANË– Shkrimtari dhe ish-deputeti Preç Zogaj ka treguar për herë të parë se më parë i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të shkonte a...
E PLOTË- Plas keq në studio! Mark Marku- Shehajt: Je matrapaz, mendoj që s’duhesh në krye të PD. Deputeti i kthehet:
TIRANË– Sherr mes deputetit Agron Shehaj dhe pedagogut Mark Marku lidhur me situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Të ftuar në emisionin ...
Si do shkojë “puna” brenda PD? Marku: Berisha të kishte ikur që në vitin 2013, PD po humbet energji
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, i cili la mandatin e fituar nga zgjedhjet e 25 prillit, analisti Mark Marku u shpreh se ish-kryeminsitri ...
‘Bashkëpunimi Basha-Rama i mundshëm’, Ahmetaj: I domosdoshëm dialogu por Rama nuk ulet për pazare me opozitën
TIRANË- Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka quajtur të domosdoshëm një tryezë dialogu midis mazhorancës dhe opozitës.I ftuar në emisionin “Frontline” n...
‘Administrata cdo ditë e më tepër ndahet nga influenca politike’, Ahmetaj: Asnjë nuk ka frikë se do hiqet nga p
TIRANË- Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka konsideruar një përgjegjësi të madhe emërimin si drejtues politik në qytetin e Vlorës.I ftuar në emisionin ...
92% e shqiptarëve mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion
Në sondazhin e Euronews Albania, janë gati 92% e shqiptarëve që mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion.Vetëm 0.4% e qytetarëve mendojnë se nuk ka ko...
I kanë kundër edhe socialistët! 83% e votuesve të PS mendojnë se shteti është shumë i korruptuar
Shqiptarët janë i një mendimi kur vjen puna tek korrupsioni, pasi shumica dërrmuese e qytetarëve thonë se shteti është shumë i korruptuar. Në sondazhin e Barome...
A ka grupime brenda PS? Gjiknuri: Në politikë kam parë shumë nga këto, unë jam i barazlarguar
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar të ashtuquajturat “grupime” brenda forcës politike. I...
Berisha i vë me faj për “non grata”, Rama poston FOTO me George Soros: Mik i çmuar, mbështetës i palëkundur i
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA, ku edhe ka marrë pjesë në Asamblenë e 76-të të OKB-së, ka takuar edhe George Soros. Ky i ...