Politike

Takimi Rama-Soros, reagon Berisha: Zografi bis me armikun e kombit shqiptar vendosën hegjemoninë serbe në rajon 

24 Shtator 2021, 10:10 Nga DOSJA
Takimi Rama-Soros, reagon Berisha: Zografi bis me armikun e kombit shqiptar

TIRANËTakimi i djeshëm mes kryeministri Edi Rama dhe Xhorxh Soros nuk kaloi pa një koment nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha. Berisha postoi ditën e sotme foton e takimit Rama-Soros duke e krahasuar me atë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Bill Clinton. Për Soros, Berisha vijon me akuzat duke e quajtur si një nga personat që së bashku me Vuçiç ka projektuar ndarjen e Kosovës dhe vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, ndërsa për Clinton shkruan se ishte një nga personat që udhëhoqi betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës. Berisha i cilëson këto foto si dy antipodet e historisë së kombit shqiptar, ku sipas tij në njërën anë është Vjosa Osmani me një mik të shqiptarëve si Bill Clinton dhe nga ana tjetër Edi Rama me Xhorxh Soros, që për ish-kryeministrin është ideuesi i ndarjes së Kosovës.

REAGIMI I PLOTE:

Nje foto me dy antipodet e historise se kombit shqiptar! Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani me ish presidentin Bill Klinton, burrin e madh te kombit amerikan qe udhehoqi betejen e NATOs per çlirimin e Kosoves. Ne anen tjeter Zografi bis me nje armik tjeter te kombit shqitar, multimiardierin George Soros qe rikthyen kontrollin e shoqerise civile dhe te sistem te drejtesise nga partia shtet ne Shqiperi dhe se bashku me serbomadhin Vuçiç projektuan ndarjen e Kosoves, vendosjen e hegjemonise serbe ne rajon. sb

Por pse Berisha dhe Soros janë në një përplasje të heshtur nga ana e filantropit hungarez? Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson Soros si një nga personat fajtorë për shpalljen e tij “non grata” nga DASH. Në Shqipëri, që prej majit kur DASH publikoi vendimin për të ndaluar liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe familjen e tij nga hyrja për në SHBA, ky i fundit ka përmendur vetëm dy emra, Edi Ramën dhe George Soros. Sipas tij, Rama ka kërkuar nga Soros që të lobojë në DASH për ta futur në “listën e zezë”, duke përmendur si shkak kryesor kundërshtinë që ai kishte ndaj projektit për ndryshimin e kufijëve të Kosovës.

(A.B;F.G/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rama takon george soros sali berisha rama takon george soros sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2021, 20:21

TIRANË– Debati i ashpër mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe analistit Ergys Mërtiri. Të dy të ftuar në emisionin “Opinion”, j...