Politike

Preç Zogaj e tregon për herë të parë: I thashë Bashës që të shkoja unë dhe t’i kërkoja Berishës të mos kandidonte

23 Shtator 2021, 20:07 Nga DOSJA
Preç Zogaj e tregon për herë të parë: I thashë

TIRANË– Shkrimtari dhe ish-deputeti Preç Zogaj ka treguar për herë të parë se më parë i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të shkonte ai dhe t’i kërkonte liderit historic Sali Berisha që të mos garonte në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Zogaj ka bërë me dije se e kishte pyetur Bashën nëse e delegonte që të shkonte për të diskutuar me Berishën për t’u larguar nga politika. Por shtoi se Basha nuk e ka aprovuar një takim të tillë, duke shtuar se kishte nderim dhe mirënjohje për liderin historik të PD-së.

“I kam dhënë edhe një gjë Bashës. Unë e kam shtyrë Bashën, i kam kërkuar edhe një gjë. “A t’i shkoj unë Berishës”, i kam thënë. A më delegon të shkoj ta takoj, ai më pret. E t’i them, a do ta lëmë këtë djalin të krijojë profilin e vetë?”. Jo nuk donte. Nuk më la të shkoja, pasi kishte respekt dhe mirënjohje për Berishën. Do ta zgjidhë vetë ai. Por e dinte ai…,”- tha Zogaj.

(k.m.dosja.a)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha preç zogaj sali berisha lulzim basha preç zogaj sali berisha

Sondazh

Poll