Politike

Si do shkojë “puna” brenda PD? Marku: Berisha të kishte ikur që në vitin 2013, PD po humbet energji

23 Shtator 2021, 19:42 Nga DOSJA
Si do shkojë “puna” brenda PD? Marku: Berisha të kishte

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, i cili la mandatin e fituar nga zgjedhjet e 25 prillit, analisti Mark Marku u shpreh se ish-kryeminsitri Sali Berisha duhej të ishte larguar nga PD që në vitin 2013.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Marku theksoi se kryedemokrati Lulzim Basha vendimin e tij për të larguar Berishën duhej ta kishte marrë që në vitin 2017, ndërsa për liderin historik shtoi se duhet të kuptonte fundin e tij politik.

 “Berisha duhet të ishte larguar në 2013. Basha nëse Berisha nuk e kuptonte në 2017 duhet ta kishte larguar, shko në punën tënde. Do të bëjmë një muze në PD, do kemi figurën horonikfike, por në PD nuk do të vazhdosh të jesh. Nuk mund ta kthesh kohën mbrapsh. Po ndodh me dhunë dhe në mënyrë të pandershme në pikëpamjen politike. Nëse PD vijon kështu do humbasi energji kot, duhet të gjendet një mënyrë tjetër, nuk e mbron kështu Berishën. Nuk e kthen dot kohën pas. Kjo është pamundësia e njeriut për të njohur fundin e tij. Nëse PD vazhdon kështu, do të humbiu forca,”-tha Marku.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mark marku sali berisha jashte grupit te pd mark marku sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll