Politike

A ka grupime brenda PS? Gjiknuri: Në politikë kam parë shumë nga këto, unë jam i barazlarguar

23 Shtator 2021, 18:46 Nga DOSJA
A ka grupime brenda PS? Gjiknuri: Në politikë kam parë shumë

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar të ashtuquajturat “grupime” brenda forcës politike. I pyetur nga moderatori Thimi Samarxhi gjatë emisionit “Zona Zero”, Gjiknuri mohoi krijimin e grupeve brenda socialistëve duke u shprehur se janë aleanca të çastit, ashtu siç edhe ndodh në shoqëri. Megjithatë ai shtoi se vetë ka zgjedhur që të qëndrojë i barazlarguar nga të gjithë, për shkak edhe të detyrës së tij të re. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Shiko minutën e 25

Thimi Samarxhiu: Rikthehemi edhe njëherë tek PS- ka grupime! Në korridore flitet që ka një duel të heshtur mes jush mes zonjës Balluku dhe Ahmetaj. Dhe një afrim tuajin me zotin Veliaj. Ka të vërtetë në gjithë këtë?

Gjiknuri: Meqënëse më përmende emrin, nuk jam pjesë e një grupimi. Unë jam aty për të qenë në çdo lloj grupimi, por nuk di të ketë të tilla. Në një kolektiv njerëzish ka aleanca të çastit, ka afrimitete. Në politikë kam parë shumë nga këto. Por këto janë gjëra që lëvizin dhe janë permanente. Jam i barazlarguar nga të gjithë. Nuk më rezulton të ketë grupime. Mund të ketë simpati dhe afrimitete të pozicioneve të caktuara, kjo është normale. Në shoqëri të “haet muhabeti” me disa.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike damian gjiknuri damian gjiknuri

Sondazh

Poll