Politike

‘Rama jep porosi për shumë çështje’/ Braçe ia la karrigen përmbys, Ahmetaj ‘ngre supet’: E gjeta n

23 Shtator 2021, 17:43 Nga DOSJA
‘Rama jep porosi për shumë çështje’/

TIRANË– Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka folur për herë të parë që nga marrja e detyrës si numri dy i qeverisë “Rama 3”.

Në një intervistë në emisionin “Frontline”, Ahmetaj zbuloi dhe urdhrin që i ka dhënë kryeministri Edi Rama para se të nisej për vizitë në SHBA.

PJESË NGA BISEDA:

E prisnit këtë vlerësim nga Rama?
Ahmetaj: E vlerësoj besimin që më ka dhënë kryeministri. Kam të njëjtin betim që kam bërë dikur, që do të harxhoj çdo minutë për të bërë detyrën dhe për të mos zhgënjyer qytetarët apo kryeministrin tim.

 

 

Për çfarë ju ka këshilluar kryeministri për detyrën e re?
Unë me kryeministrin kam takime të përditshme. Kryeministri informohet në mënyrë të përditshme nga unë apo anëtarë të tjerë të kabinetit dhe jep porosi të përditshme për një gamë të gjerë çështjesh, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe çështje të tjera, por edhe porosi të veçanta. Një nga më specifiket e fundit ishte detajimi me data, me efekte, i reformave, që do duhet të ndërmarrim gjatë këtij katërvjeçari. Ditën që u nis për në SHBA, një nga porositë, urdhër nëse doni, është që në momentin që ai është në Tiranë të dielën, unë do të kem një takim me të për t’i prezantuar gjithë punën e ministrave në raport me reformat dhe aksionet, në një draft. Kryeministri, siç e ka zakon, i kalon një më një, në prezencë të disa kolegëve, apo vetëm për vetëm. Janë porosi pune të qeverisë, por edhe të partisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj qeveria rama 3 arben ahmetaj qeveria rama 3

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2021, 12:14

VIDEO/ “Pras”, lapsusi i Ballës në Kuvend

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është ngatërruar me fjalët teksa fliste sot në Kuvend. Ai u ngrit dhe foli nga ...