Politike

Berisha i vë me faj për “non grata”, Rama poston FOTO me George Soros: Mik i çmuar, mbështetës i palëkundur i

23 Shtator 2021, 18:29 Nga DOSJA
Berisha i vë me faj për “non grata”, Rama poston FOTO me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA, ku edhe ka marrë pjesë në Asamblenë e 76-të të OKB-së, ka takuar edhe George Soros. Ky i fundit është një nga njerëzit më të përmendur në Shqipëri, e i akuzuar vazhdimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha se ka “gisht” në shpalljen e tij “non grata” nga DASH. Edhe pse, po ashtu edhe vetë është pjesë e këtyre akuzave, Rama ka postuar sot një foto me Sorosin, duke e cilësuar si një mik të çmuar e një mendje të rrallë.

Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur,”-tha Edi Rama.

Në Shqipëri, që prej majit kur DASH publikoi vendimin për të ndaluar liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe familjen e tij nga hyrja për në SHBA, ky i fundit ka përmendur vetëm dy emra; Edi Rama dhe George Soros. Sipas tij, Rama ka kërkuar nga Soros që të lobojë në DASH për ta futur në “listën e zezë”, duke përmendur si shkak kryesor kundërshtinë që ai kishte ndaj projektit për ndryshimin e kufijëve të Kosovës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama george soros rama takon george soros edi rama george soros rama takon george soros

Sondazh

Poll