Politike

ME VD: “Luftë e ftohtë” brenda PS-së? Gjiknuri MESAZH Ballës: Ka aq eksperiencë mos ta hedhë poshtë investimin e tij

23 Shtator 2021, 17:03 Nga DOSJA
ME VD: “Luftë e ftohtë” brenda PS-së? Gjiknuri MESAZH

TIRANË– Përplasje brenda socialistëve duket se ka pasur, por ende nuk janë sheshuar! Dyshimet i ka shtuar sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri me mesazh që i ka dërguar “live” paraardhësit të tij në post, Taulant Ballës.

I pyetur nga moderatori Thimi Samarxhi për Taulant Ballën, i cili u vendos drejtor politik në Fier nga kryeministri Edi Rama, Gjiknuri tha se Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan, por duhet që të kujdesej më shumë për karrierën e tij politike. Në formën e një paralajmërimi, socialisti i ka bërë me dije Ballës se duhet të kujdesej për karrierën e tij politike, e të mos e hidhte poshtë.

Shiko minutën e 13

“Unë kam marrëdhënie shumë korrekte me Ballën, jemi kolegë të vjetër. Unë e di që media ka qejf sensacionin, por nuk duhet interpretuar ashtu. Në PS mund të ketë patur çështje të menaxhimit të pritshmërive. Taulanti ka pritshmëri të ndryshme. Taulanti ka detyrë të rëndësishme, kreu i grupit. Mund të ketë pasur pritshmëri të tjera, është krejt normale. Është krejt legjitime. Por Taulanti ka aq eksperiencë në politikë sa mos ta hedhë dëm investimin e tij në PS për një moment të caktuar. Këshillat pastaj janë personale e mbeten mes nesh,”- tha Gjiknuri.

Balla, në Asamblenë e PS-së, u caktua për të drejtuar qarkun e Fierit, nga ku edhe doli në kundërshtim me Gjiknurin. Ky i fundit nuk u shpreh i kënaqur nga rezultati, ndërsa Balla nuk i kurseu lavdet për paraardhësin e tij në qark, Gramoz Ruçin. Po ashtu në ditën e Asamblesë, ku Gjiknuri zuri vendin e Ballës si drejtues politik në Elbasan, deputeti shigjetoi Gjiknurin duke u shprehur me kunjë: S’bie tërmet në Elbasan! Duke iu referuar kështu edhe batutës së Gjiknurit, e cila u zbardh gjatë përgjimeve të dosjes “184”. A është kjo një kundërpërgjigje e Gjiknurit? Mesa duket lufta e ftohtë mes socialistëve ka nisur!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike damian gjiknuri perplasja balla-gjiknuri taulant balla damian gjiknuri perplasja balla-gjiknuri taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2021, 12:14

VIDEO/ “Pras”, lapsusi i Ballës në Kuvend

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është ngatërruar me fjalët teksa fliste sot në Kuvend. Ai u ngrit dhe foli nga ...