Politike

FOTOT/ “Alviero Martini”, “Guess” dhe rrip “LV”, aksesorët e shtrenjtë të deputeteve, kryeson Balluku

23 Shtator 2021, 13:10 Nga DOSJA
FOTOT/ “Alviero Martini”, “Guess” dhe rrip

TIRANË– Përveç sfilatës me ngjyrat pastel, ato që spikat nga zonjushat e zonjat e Kuvendit janë edhe aksesorët e shtrenjtë që preferojnë ato. Në sy ka rënë çanta e ministers Belinda Balluku, e markës ‘Alviero Martini’. Vetë Balluku ka zgjedhur që ta mbajë përpara çantën duke tërhequr akoma më shumë vëmendjen me aksesorin e shtrenjtë që kushton afërisht sa dy rroga minimale të një shqiptari, 457 euro (552 mijë lekë të vjetra).

Për të shpenzuar nuk është kursyer as prurja e re e kryeministrit Edi Rama, Bora Muzhaqi, e cila ka zgjedhur një rrip pantallonash të markës “Luois Vuitton”, që me një kërkim në faqen zyrtare zbulohet se kushton 400 euro (484 mijë lekë).

Deputetja më e re Kuvendit Andia Ulliri ka ardhur me një çantë “Guess” me vlerë 118 euro (142 mijë lekë). Në sy ra dhe biçikleta e Blendi Klosit, i cili siç duket nuk heq dorë nga Ministria e Mjedisit, duke u shfaqur më ambientalist se kurrë. Biçikleta me të cilën erdhi sot në Kuvend, kushton 599 euro (724 mijë lekë).

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andia ulliri belinda balluku blendi klosi bora muzhaqi seance plenare 23 shtator 2021 andia ulliri belinda balluku blendi klosi bora muzhaqi seance plenare 23 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2021, 12:14

VIDEO/ “Pras”, lapsusi i Ballës në Kuvend

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është ngatërruar me fjalët teksa fliste sot në Kuvend. Ai u ngrit dhe foli nga ...