Takimi Rama- Kurti/ Boiken Abazi: 10 rezultate të dobishme që mund të dilnin, siç na e do zemra!
TIRANË– Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi ka renditur me pika, 10 rezultatet që mund të dalin nga takimi i dy liderëve,...
SHKODËR– Ndërkohë që socialistët në Shkodër janë të “përçarë” për punësimet në administrarë, Partia Demokratike nuk ka mbetur pa komentuar situatën në kampin kundërshtar. Pasi në media, sot u zbardhën detaje nga përplasja në takimin e sotëm, deputeti Enkelejd Alibeaj ka bërë një reagim në emër të Partisë Demokratike. Ai shkruan se prej kohësh, PD-ja e ka provuar “ortakërinë” mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PSD-së, Tom Doshit. Të dy, sipas Alibeajt janë fajtorë për të ashtuquajturën “masakër zgjedhore”.
“Këto rrëfime janë prova më e qartë se si partneriteti i pakicës plaçkitëse Rama, Doshi, Rakipi, funksionin si një PPP korruptive dhe kriminale, në kurriz të familjeve shqiptare. Pak ditë më parë ata bashkuan mandatet e vjedhura për të konfirmuar ortakërinë e tyre parlamentare, jo për të zgjidhur çështjen e papunësisë, gjendjen e rëndë ekonomike apo korrupsionin që cënon të ardhmen e Shqipërisë, por për të nginjur babëzinë e tyre në dëm të qytetarëve. Përballja me këtë model është detyrë imperative për Partinë Demokratike dhe për shoqërinë shqiptare, sepse ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë,“-shkruan ai në postimin e tij.
POSTIMI I PLOTË:
Për Partinë Demokratike, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet kombëtar. Prej kohësh, me fakte dhe prova, kemi paralajmëruar se si modeli i ndërtuar nga Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe metastazat shtrihen në gjithë aparatin shtetëror. Debatet e publikuara në media nga mbledhja e PS-së së Shkodrës, konfirmojnë se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore në bashkëpunim me krimin, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale. Këto rrëfime janë prova më e qartë se si partneriteti i pakicës plaçkitëse Rama, Doshi, Rakipi, funksionin si një PPP korruptive dhe kriminale, në kurriz të familjeve shqiptare. Pak ditë më parë ata bashkuan mandatet e vjedhura për të konfirmuar ortakërinë e tyre parlamentare, jo për të zgjidhur çështjen e papunësisë, gjendjen e rëndë ekonomike apo korrupsionin që cënon të ardhmen e Shqipërisë, por për të nginjur babëzinë e tyre në dëm të qytetarëve. Përballja me këtë model është detyrë imperative për Partinë Demokratike dhe për shoqërinë shqiptare, sepse ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë.
Në mbledhjen e sotme në Shkodër mes socialistëve, Blediana Nika, anëtare e PS dhe ish drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, e cila u shkarkua pak kohë më parë ka qenë tejet aktive duke debatuar me Gjiknurin dhe Klosin. Këta të fundit u shprehën se nuk do ketë më emërime pa kontribut në PS, por Nika i tha në replikë se drejtorët PS i ka marrë nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka “aleati” duke nënkuptuar PSD-në e Tom Doshit.
(k.m/d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi ka renditur me pika, 10 rezultatet që mund të dalin nga takimi i dy liderëve,...
TIRANË– Përveç sfilatës me ngjyrat pastel, ato që spikat nga zonjushat e zonjat e Kuvendit janë edhe aksesorët e shtrenjtë që preferojnë ato. ...
TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo është paraqitur ditën e sotme në Kuvend me një shenjë në këmbë. Deputetja më e vjetër në Kuvend,...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është ngatërruar me fjalët teksa fliste sot në Kuvend. Ai u ngrit dhe foli nga ...
TIRANË– Seanca e sotme plenare nisi me një minutë heshtje për minatorët që humbën jetën në vendet e punës, kryesisht në Bulqizë. Ndërkohë në seancë d...
TIRANË– Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet në ditët në vijim. Këtë pohoi ditën e sotme deputeti i Partisë, Flamur Noka teksa dekla...
TIRANË– Seanca e sotme parlamentare nisi me 30 minuta vonesë për shkak të debateve që u zhvilluan në konferencën e kryetarëve ku u dikskutua për mëny...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili ka dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grup...
TIRANË– Flamur Noka deklaroi para gazetarëve se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po kërcënon krerët e degëve të partisë. Përballë gazetar...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se largimi i kryedemokratit Lulzim Basha është tashmë një fakt i kryer, por vetë kreu i PD-së...