Politike

Sherri në PS e Shkodrës për emërimet në administratë/ ISP: Shkelje ligjore! Raste të tilla duhet të hetohen nga drejtës

23 Shtator 2021, 16:53 Nga DOSJA
Sherri në PS e Shkodrës për emërimet në

TIRANË– Instituti i Studimeve Politike ka reaguar pas debateve të zhvilluara mes anëtarëve të Partisë Socialiste, paraditen e sotme në Shkodër, ku “kryefjalë” ishin emërimet në administratë. Sipas ISP-së, diskutime të tilla duhet të jenë objekt hetimi nga organet e drejtësisë.

Në reagimin e tyre, vihet theksi tek mënyra e emërimeve, që sipas tyre përbën një shkelje ligjore dhe vë në dukje abuzimin me pushtetin.

“Legjislacioni mbi nëpunësit civile dhe ata publike parashikon mekanizma dhe praktika te qarta emerimi dhe promovimi ne karriere! Keshtu thuhet edhe ne raport progreset e BE mbi Shqiperine dhe ne retoriken politike. Midis deklarimeve dhe realitetit te ardhur nga raportimi i medias per zhvillimet ne Shkoder ekziston nje hendek i gjere, i cili pervecse devijim nga standardi, pervec konfirmimit te deformimit te rolit te partise ne raport me shtetin dhe rolit te deputeteve ne raport me poziten e tyre ligjore, si dhe pervec se konfirmim i nje aleance politike informale, perben gjithashtu edhe shkelje ligjore, abuzim me pushtetin, perdorim te burimeve shteterore per motive nepotike. Raste te tilla duhet te jene objekt hetimi nga organet e drejtesise dhe tema reflektimi per vete PS dhe qeverine. Kjo do te duhej te ishte pyetja dhe interesi kryesor i medias dhe publikut tek SPAK, Prokuroria, PS, qeveria dhe organet ligjzbatuese. Koha per transparence, koha per drejtesi, koha per llogaridhënie,”- thuhet në reagimin e ISP-së.

Në mbledhjen e sotme në Shkodër mes socialistëve, Blediana Nika, anëtare e PS dhe ish drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, e cila u shkarkua pak kohë më parë ka qenë tejet aktive duke debatuar me Gjiknurin dhe Klosin. Këta të fundit u shprehën se nuk do ketë më emërime pa kontribut në PS, por Nika i tha në replikë se drejtorët PS i ka marrë nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka “aleati” duke nënkuptuar PSD-në e Tom Doshit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike isp sherr ne ps e shkodres isp sherr ne ps e shkodres

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2021, 12:14

VIDEO/ “Pras”, lapsusi i Ballës në Kuvend

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është ngatërruar me fjalët teksa fliste sot në Kuvend. Ai u ngrit dhe foli nga ...