Bota

Janë të pakënaqur me ushqimit, mungesën e vizitave famijare dhe orarin e shkurtër të pushimit, Ministria e Drejtësisë ta

23 Shtator 2021, 16:54 Nga DOSJA
Janë të pakënaqur me ushqimit, mungesën e vizitave famijare

HAGË– Një delegacion nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës, i kryesuar nga zëvendësministri, Blerim Sallahu, ka zhvilluar disa takime në kuadër të vizitës zyrtare në Hagë.

Gjatë takimit që kanë zhvilluar me personat të cilët po mbahen në dhomat e paraburgimit të Hagë, shqetësimet kryesore kanë qenë mungesa e vizitave familjare, orari i shkurtër i ajrimit si dhe ushqimi jo cilësor.

Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, delegacioni është takuar me personat të cilët po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë si dhe me zyrtarë të tjerë të Qendrës së Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në takim është diskutuar për kushtet e trajtimit të personave të cilët mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë si dhe Ndihmën Juridike Falas ndaj tyre.

Procedurat e komplikuara për lëshimin e dokumentacionit të familjarëve, vizave, të cilët vizitojnë të afërmit e tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, shujtat javore të njëjta, problemet me porositë dhe pagesat, zvogëlimi i orarit të shëtitjes gjatë fundjavave si dhe pagesat e vështirësuara për disa nga avokatët, kanë qenë disa nga shqetësimet e tyre”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

Shqetësimet e tyre janë diskutuar edhe në takim me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, Regjistren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon dhe zyrtarë të tjerë të dhomave të specializuara në Hagë, të cilët janë zotuar për lehtësim të procedurave për kompletimin e dokumentacionit të familjarëve dhe pajisjen e tyre me vizë për një kohë më të gjatë.

Ministria e Drejtësisë do t’i kryejë obligimet e saj në raport me shtetasit tanë të cilët po mbahen në paraburgim”,-përfundon komunikata.

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ekatarina trendafilova fidelma donlon kosova ne hage ministria e drejtesise ne kosove ekatarina trendafilova fidelma donlon kosova ne hage ministria e drejtesise ne kosove

Sondazh

Poll