Bota

Skema/ Si u vra shkencëtari bërthamor iranian nga inteligjinca artificiale izraelite

23 Shtator 2021, 16:48 Nga DOSJA
Skema/ Si u vra shkencëtari bërthamor iranian nga inteligjinca

IRAN– Irani beson se Izraeli dhe grupi i dëbuar opozitar përdorën një armë të kontrolluar nga distanca për të vrarë shkencëtarin bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh. New York Times ka konfirmuar lajmin një vit pas ngjarjes, ndërsa Izraeli nuk e konfirmoi kurrë zyrtarisht këtë gjë. Sipas medias amerikane, shkencëtari vdiq nga një armë e papërdorur më parë, tip mitraloz me komandë nga inteligjenca artificiale prej një distance prej 1600km.

Detajet bazohen në intervista me zyrtarë iranianë, izraelitë dhe amerikanë, dy prej të cilëve të përfshirë në planifikimin e operacionit që coi drejt vrasjes së Fakhrizadeh. Rindërtimi i skenës së vrasjes doli në nëntor të vitit të shkuar, duke treguar se shkencëtari u vra ngab plumbat e lëshuar prej një mitralozi të vendosur në një kamioncinë, të cilës i mungonte një rrotë. Mjeti që dukej si i braktisur kontrollohej nga agjentët izraelitë. Për shkak se arma ishte tepër e rëndë, ajo u cmontua për tu transportuar pa krijuar trazira dhe më pas u montua sapo mbërritën drejtorët në Iran. Inteligjenca artificiale shërbeu për të siguruar që arma të mos e humbiste shënjestrën për shkak të largësisë së madhe.

Mohsen Fakhrizadeh, u vra nga një breshëri plumbash teksa po udhëtonte me makinë në veri te Teheranit bashkë me gruan. Ai doli nga makina për tu fshehur pas derës për 3 plumba e goditën në shpinë dhe vdiq. 62-vjeçari Fakhrizadeh, një figurë e shquar për ministrinë iraniane të mbrojtjes, ishte një një nga shkecëtarët me të rëndësishëm, duke luajtur një rol të madh në zhvillimin e programit bërthamor të vendit. Në vitin 2007, pesë shkencëtarë që punonin nën udhëheqjen e tij u vranë. Ndërkohë, tentativa për ta vrarë edhe atë vetë ishin bërë edhe në 2009, por pa sukses.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota iran izrael mohsen fakhrizadeh vrasja e shkencetarit berthamor iran izrael mohsen fakhrizadeh vrasja e shkencetarit berthamor

Sondazh

Poll