Bota

Aty Caroline Crouch dha frymën e fundit! Për HERË TË PARË, dalin pamjet nga brenda shtëpisë në Glyka Nera, piloti e kish

23 Shtator 2021, 15:34 Nga DOSJA
Aty Caroline Crouch dha frymën e fundit! Për HERË TË

GREQI– Për herë të parë “Protothema” ka publikuar pamjet nga brenda vilës në zonën e “Glyka Nera”, ku Babis Anagnostopulos mbyti bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline Crouch. Siç duket edhe nga fotot, piloti grek për të bërë sa më të besueshme skenën e grabitjes ka trazuar çdo cep të shtëpisë, duke hedhur çdo gjë në tokë.

Në disa foto shihet edhe krevati i vajzës, ndërsa në pamje të tjera shihet shkalla prej druri që të çon në dhomën e lojërave dhe palestrën. Po ashtu, në disa prej fotove duket edhe shtrati martesor i çifti kur 20-vjeçarja dha frymën e fundit.

Ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 11 majit, por autori i vrëtetë u kap pas një muaji. Babis kishte stisur një grabitje, duke përfshirë edhe shqiptarë në të, por versioni i tij i vrasjes të së shoqes nuk i bindi autoritetet. Ai u arrestua e më pas pranoi se kishte qenë ai personi që vrau të rënë pas një sherri të çastit, ndërkohë që ndodhet në burg në pritje të dënimit.

Por nuk mbaron me aq. Policia po kërkon edhe bashkëpunëtorin e tij, që u sigurua që psikologia e çiftit të mos fliste për sesionet me Caroline, mirëpo ende nuk është prangosur.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Bota 23 Shtator 2021, 15:04

SPANJË– Llava e vullkanit Cumbre Vieja në La Palma të ishujve Canarie, teksa shkatërron zonat përreth, po drejtohet gjithashtu edhe drejt oqeanit Atl...