Bota

Kosova lehtëson masat e reja anti-Covid, nga e hëna hapen shkollat dhe çerdhet, hyrja në institucione publike dhe private do

23 Shtator 2021, 15:31 Nga DOSJA
Kosova lehtëson masat e reja anti-Covid, nga e hëna hapen shkollat dhe

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka njoftuar për masa të reja kundër Covid-19, në Kosovë.

Vitia tha se në koordinimin me ministritë e linjës dhe me institucionet përkatëse shëndetësore kanë vendosur për masa të reja në vend, nga e hëna e javës së ardhshme.

Nga rekomandimet e dy javëve paraprake kemi pasur shumë takime dhe diskutime për masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator, pra nga e hëna e ardhshme. Sot kemi marrë edhe rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja, për këto masa”, ka thënë Vitia.

Ai deklaroi se tashmë në të gjitha institucionet publike dhe private që punojnë me individë të tjerë, do të kërkohet certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse që dëshmojnë që punonjësi nuk është i infektuar me Covid-19.

Ashtu siç kemi paralajmëruar tani nga institucionet shtetërore dhe një mori e institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit, apo testeve përkatëse para hyrjes në objektet ku operojnë. Kjo vlen për aktivitete si qendra tregtare, call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që punojnë me palë. Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë. Maksimumi i nxënësve të lejuar në klasë do të jetë 20”-tha Vitia.

Pritet që masat e reja të votohen nesër në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia koronavirusi ne kosove masat e reja ne kosove arben vitia koronavirusi ne kosove masat e reja ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Shtator 2021, 15:04

SPANJË– Llava e vullkanit Cumbre Vieja në La Palma të ishujve Canarie, teksa shkatërron zonat përreth, po drejtohet gjithashtu edhe drejt oqeanit Atl...