Bota

Përfundon seanca e pestë e Salih Mustafës, dëshmitari bie në kontradikt me deklaratat e tij, gjykatësja dyshon: Po ju pyes

23 Shtator 2021, 12:22 Nga DOSJA
Përfundon seanca e pestë e Salih Mustafës, dëshmitari bie

 HAGË- Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa ka dalë sot në seancën e radhës para trupës së togave të zeza të Gjykatës Speciale në Hagë. Gjatë seancës së sotme ka qenë e programuar që të dëgjohen 2 dëshmitarë. Teksa dëshmia e të parit ka patur kontradikta me deklaratat e tij të mëparshme, dëshmia e të dytit është vendosur që të vijojë ditën e nesërme.

Dëshmitari kundër ish-kreut të UÇK-së Salih Mustafa ka dhënë deklarata të ndryshme nga deklaratat që ka dhënë në vitin 2006 për UNMIK-un. Në 2006-ën, ai tha se një prej personave që e kishte rrëmbyer në Zllashë, mbante të vendosur një maskë, ndërsa ditën e sotme ai tha se nuk kishte parë asnjë njëri me maskë në Zllashë. Pasi u pyet nga gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia, në lidhje me kontraditat në deklaratat e tij, ai tha se kishte harruar.

Ndërkohë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i dytë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.Dëshmitari i mbrojtur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për publikun, është përgjigjur në pyetjet e prokurorit rreth njësisë BIA, fshatit Zllashë dhe Salih Mustafës, por pjesa më e madhe e seancës është zhvilluar e mbyllur për publikun.Dëshmitari ka thënë se përveç Brigadës 153, në Zllashë e kanë pasur selinë edhe Zona e Operative e Karadakut dhe njësia e njohur “Skifterët”.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

(I.A.d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll

Bota 23 Shtator 2021, 15:04

SPANJË– Llava e vullkanit Cumbre Vieja në La Palma të ishujve Canarie, teksa shkatërron zonat përreth, po drejtohet gjithashtu edhe drejt oqeanit Atl...