Bota

Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, dëshmitari i dytë do të dëgjohet sërish nesër

23 Shtator 2021, 16:02 Nga DOSJA
Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, dëshmitari i dytë do

KOSOVË– Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i dytë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Dëshmitari i mbrojtur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për publikun, është përgjigjur në pyetjet e prokurorit rreth njësisë BIA, fshatit Zllashë dhe Salih Mustafës, por pjesa më e madhe e seancës është zhvilluar e mbyllur për publikun.

Dëshmitari ka thënë se përveç Brigadës 153, në Zllashë e kanë pasur selinë edhe Zona e Operative e Karadakut dhe njësia e njohur “Skifterët”.

Përveç brigadës 153 ka qenë Zona Operative e Karadakut dhe njësia India, Skifterët. Komandant i Njësisë BIA ishte Salih Mustafa. (”Salih Mustafa a njihej me ndonjë emër tjetër, nofkë ose pseudonim’-ka pyetur prokurori). Po, me pseudonim Cali”, është përgjigjur dëshmitari.

Dëshmitari ka thënë se njësia BIA ka qëndruar në Zllashë deri në kohën e bombardimeve, për të cilën ka shtuar se e ka pasur bazën tek lagja e Sfarçve.

Njësia BIA e ka pasur bazën të lagja e Sfarcve siç i kemi quajt ne përpara, Krasniq janë”, ka thënë dëshmitari.

Ai ka thënë se ka qenë në bazën e BIA-s, kur është pyetur nga prokurori nëse ndonjëherë ka qenë në atë vend.

Prokurori: A ke shkuar ti ndonjëherë në bazën e njësisë BIA?

Dëshmitari: Po, kam shku.

Prokurori: A ke mundësi të përshkruar për trupin gjykues si ishte e organizuar njësia BIA, nuk është se po kërkoj diçka të hollësishme por na përshkruaj me fjalë të përgjithshme ku gjendej njësia BIA?

Dëshmitari: Po filloj prej shtëpisë së Fatmir Sopit ku ka qenë përpara baza, është shkolla dhe vazhdon rruga përpjetë deri të baza e tyre ku ka qenë.

Prokurori: Baza e Njësisë BIA ishte vetëm në një ndërtesë apo kishte më shumë sesa një ndërtesë aty?

Dëshmitari: Ka pasur më shumë ndërtesa ka qenë një familje e madhe që ka pasur më shumë ndërtesa por ndërtesa të vjetra.

Në seancën e parë ku po dëgjohet dëshmitari i dytë është përmendur edhe Agron Xhemajli, për të cilin dëshmitari ka thënë se ka qenë shefi i shërbimit informativ në brigadën 153.

Prokurori: Në çfarë brigade bënte pjesë Agron Xhemajli?

Dëshmitari: Agron Xhemajli ka bërë pjesën në Brigadën 135, sa e di unë ka qenë shef i shërbimit informativ në brigadë.

Prokurori: Çfarë roli ka pasur shërbimi informativ brenda brigadës 153?

Dëshmitari: Saktë nuk e di çfarë roli ka pasur, shërbim informativ dihet çfarë shërbimesh kryen…

Prokurori: Ju thatë informacione, për çfarë e ke fjalën, për mbledhje të informacionit. Agron Xhemajli a ka pasur kompetencë të urdhërojë arrestimin e dikujt?

Dëshmitari: Nuk e di unë, Agroni Xhemjali ka marrë urdhra prej shtabit të zonës, jo prej shtabit të brigadës

Prokurori: A ishte pjesë e kompetencave të tij që të urdhëronte arrestimin e dikujt?

Dëshmitari: Sigurisht po.

Lajmi kryesor/ Seanca e pestë e Salih Mustafës në gjyq, dëshmitari bie në kontradikt me deklaratat e tij, gjykatësja dyshon: Po ju pyes që të qartësoheni

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll

Bota 23 Shtator 2021, 15:04

SPANJË– Llava e vullkanit Cumbre Vieja në La Palma të ishujve Canarie, teksa shkatërron zonat përreth, po drejtohet gjithashtu edhe drejt oqeanit Atl...