Bota

Seanca e katërt e Salih Mustafës në gjyq, dëshmitari acarohet me avokatin Von Bone: Mos më bëj pyetje pa lidhje 

22 Shtator 2021, 12:31 Nga DOSJA
Seanca e katërt e Salih Mustafës në gjyq, dëshmitari

HAGË- Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa ka dalë sot në seancën e radhës para trupës së togave të zeza të Gjykatës Speciale në Hagë. Sot dëshmitari, i cili po dëshmon kundër Mustafës është marrë në pyetje nga avokati i tij, Julius Von Bone. Avokati ka pyetur, dëshmitarin nga e dinte që i akuzuari ishte një nga personat që e rrëmbeu, dëshmitari refuzoi t’i përgjigjej, duke thënë se e mori vesh më më vonë. Më tej, dëshmitari u acarua me pyetjet e avokatit, duke i kërkuar atij që të mos bënte pyetje të tilla.

Në dy seancat e mëparëshme doli vetëm një dëshmitarë, i cili ka dëshmuar kundër Salih Mustafës.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2021, 19:04

SHBA– Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për CBS, mbajti qëndrim tepër agresiv ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se SHBA-ja duhet të mba...

Bota 22 Shtator 2021, 18:47

HAGË – Dëshmitari i parë në seancën e sotme gjyqësore për Salih Mustafën në Hagë tha se si pasojë e lëndimeve në trup nga dhuna e ushtruar në Zllash ...