Bota

“Nxirrja ti pra kush më ka rrahur”, dëshmitari bën shakanë pa vend për Salih Mustafën, gjyqtarja reagon menjëherë

22 Shtator 2021, 17:25 Nga DOSJA
“Nxirrja ti pra kush më ka rrahur”, dëshmitari bën

HAGË – Avokati mbrojtës i Salih Mustafës ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit në ditën e tretë të gjyqit në Hagë. Julias Von Bone e ka pyetur dëshmitarin se çfarë do të thoshte nëse Mustafa do të deklaronte që nuk e ka rrahur kurrë në Zllash.

“Si do të përgjigjeshe, po të të them se klienti im thotë që ai nuk të ka rrahur asnjëherë ty në Zllash?”, ishte pyetja e avokatit.

“Nxjerrja ti, nuk e di kush”, i ka thënë dëshmitari me tallje.

Në këtë moment ka ndërhyrë gjykatësja dhe i ka kërkuar dëshmitarit të mos bëjë shaka të tilla në një sallë gjyqi.

“Zotëri dëshmitar, në një sallë gjyqi nuk duhen bërë shaka të tilla dhe sidomos jo avokatit mbrojtës. Të lutem, më kuptove?”, ka thënë gjykatësja.

 

LAJMI KRYESOR: Seanca e katërt e Salih Mustafës në gjyq, dëshmitari acarohet me avokatin Von Bone: Mos më bëj pyetje pa lidhje 

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora deshmitari i pare ne hage gjyqi i salih mustafes deshmitari i pare ne hage gjyqi i salih mustafes

Sondazh

Poll