Bota

Dëshmitari i parë i gjyqit në Hagë pohon edhe një herë se ka dëgjuar emrin “Cali”, nofkën e Mustafës gjatë luftës

22 Shtator 2021, 19:08 Nga DOSJA
Dëshmitari i parë i gjyqit në Hagë pohon edhe një

HAGË – Dëshmitari i parë i cili po dëshmon kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Cezary Michalczuk në këtë pjesë të gjyqit. Prokurori e ka pyetur nëse ka dëgjuar të përmendet emri “Cali” gjatë kohës që mbahej në Zllash. Dëshmitari ka thënë se ishte Cali ai që i kishte drejtuar pistoletën dhe e kishte rrahur për dy herë me radhë  dhe mbante një kapelë të kuqe.

“Prokurori të bëri një pyetje dhe unë lexoj nga deklarata jote, po e citoj ‘Ky personi(i akuzuari) është i njëjti person si herën e parë, pra ai personi që mbante kapelën e kuqe apo ishte ndonjë person tjetër? Përgjigja jote ishte ‘po ai ishte, Cali, ai ishte personi që më vuri pistoletën’. Pastaj prokurori të pyeti ‘a ndodhi ndonjëherë në një moment që të dëgjoje ndonjë pjesëtar tjetër të UÇK-së t’i drejtohej këtij personi me emrin e tij apo ndonjë emër, përgjigja ishte ‘po e dëgjova njëherë njërin, e mbaj mend një person që tha njëherë, këtu Cali”, ka thënë prokurori.

Ai ka kërkuar nga dëshmitari që të konfirmojë nëse e ka dëgjuar emrin e Calit gjatë mbajtjes së tij në Zllashë.

“E konfirmon përsëri se kur ishe në Zllashë e ke dëgjuar të thuhet emri Cali?”

“Po” – ka thënë dëshmitari.

“Pse mendove që ishte komandant, cfarë pe ti në sjelljen e tij që të bëri të mendosh se ai ishte komandanti?”, ka pyetur prokurori.

Ndërsa dëshmitari ka thënë se nuk e ka njohur atë person veçse ka dëgjuar të thuhet aty fjala komandant. “Me thënë të drejtën nuk e kam njohur kush është ai person por e kam dëgjuar ta thërrisnin komandant komandant, dhe në bazë të shenjave, kapelës së kuqe dhe uniformës e kam ditur që është ai person dhe ai person më ka rrahur, më ka marrë në dhomë, më ka dërguar lart më ka rrahur”, ka thënë dëshmitari.

Ndërsa në pjesën paraprake të seancës kur dëshmitari i është përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës, nuk ka dhënëndonjë përshkrim të personit me kapelë aspo emrin e personit që kishte dëgjuar.

LAJMI KRYESOR: Seanca e katërt e Salih Mustafës në gjyq, dëshmitari acarohet me avokatin Von Bone: Mos më bëj pyetje pa lidhje 

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjyqi i salih mustafes gjyqi i salih mustafes

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2021, 19:04

SHBA– Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për CBS, mbajti qëndrim tepër agresiv ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se SHBA-ja duhet të mba...

Bota 22 Shtator 2021, 18:47

HAGË – Dëshmitari i parë në seancën e sotme gjyqësore për Salih Mustafën në Hagë tha se si pasojë e lëndimeve në trup nga dhuna e ushtruar në Zllash ...