“Shqipëria meriton vlerësim special”, Yuri Kim takon anëtaren demokrate të Kongresit Amerikan, Elissa Slotkin
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me anëtarën demokrate të Kongresit Amerikan, Elissa Slotkin. Në një postim në profilin e saj në twitter, Kim ka shkruar se u takua me Slotkin për të diskutuar mbi bashkëpunimin për strehimin në shqipëri të afganëve të rrezikuar.
“Jemi përzemërsisht dakord se Shqipëria meriton vlerësim special si një ndër vendet e para që ofruan mikpritjen dhe mbrojtjen të afganëve në nevojë. Ju flenderojmë”, u shpreh Kim.
A pleasure to meet @RepSlotkin to discuss our recent cooperation to get at-risk Afghans out of harm’s way. We agree wholeheartedly that Albania deserves special credit for being among the first to offer protection & hospitality to those in need. Thank you! pic.twitter.com/JymD8oeW1l
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 22, 2021
Pak ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës, anëtarja e kongresit amerikan, Elissa Slotkin, foli për evakuimin e afganëve në vendin tonë duke treguar se mikesha e saj Yuri Kim ishte treguar e gatshme t’i drejtohej drejtpërdrejt Ministres së Jashtme shqiptare për të bashkëpunuar.
“Para së gjithash ne e dinim që Shqipëria ishte një nga vendet e pakta në botë që po pranonte afganët për qëndrim të përkohshëm. Pastaj pashë që mikja ime Yuri Kim, ishte ambasadore në Shqipëri. Ajo dhe unë kishim punuar së bashku për Irakun shumë vite më parë, dhe ajo më tha se nëse do të ishim të gatshëm t’i drejtoheshim drejtpërdrejt ministres së jashtme shqiptare, Shqipëria mund të ishte e gatshme t’i merrte këta njerëz. Kështu që me shpejtësi shkruam një letër zyrtare nga zyra ime. Ia dërguam ambasadores (Floreta Faber) në Uashington, ia dërguam ministres së jashtme (Olta Xhaçka) dhe ishte e mrekullueshme. Ne morëm një përgjigje besoj brenda 15 orësh. Dhe të nesërmen afganët për të cilët ne po përpiqeshim të kujdeseshim u dërguan në Tiranë. Ishte thjesht e mahnitshme se sa e shpejtë dhe sa entuziaste ishte përgjigjia nga qeveria shqiptare” tha Slotkin.
Slotkin u shpreh se kishte mbetur e mahnitur nga gjithë puna e bërë.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Çensurë dhe të meta sigurie, Lituania u bën thirrje vendasve të hedhin telefonat kinezë
LITUANI– Lituania iu ka bërë thirrje vendasve të hedhin të gjithë telefonat kinezë dhe të shmangin blerjen e tyre. Mediat bëjnë me dije se paraljamërimi k...
Dëshmitari në gjyqin ndaj Salih Mustafës rrëfen kur është liruar: Kishte dhe ndërtesa të tjera, nuk kuptonim ishte ditë
HAGË – Dëshmitari i parë ka vazhduar rrëfimin në gjyqin që po mbahet në Hagë për Salih Mustafën me akuzën se ka kryer krime lufte. Ai ka treguar për ...
Po pozonte për foto/ Burri bllokohet brenda topit otoman, shpëtohet nga zjarrfikësja
TURQI– Një burrë i cili po pozonte brenda grykës së një topi të epokës otomane u shpëtua nga zjarrfikësja në Stamboll. Burri me iniciale T.K. hyri brenda ...
“Telefononi kë të doni”, Vuçiç i vendosur: Serbia nuk e njeh Kosovën, dialog vetëm nëse tërhiqen
BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili drejtoi seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtar, foli mbi vendimin e qeverisë Kurt...
“Nxirrja ti pra kush më ka rrahur”, dëshmitari bën shakanë pa vend për Salih Mustafën, gjyqtarja reagon menjëherë
HAGË – Avokati mbrojtës i Salih Mustafës ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit në ditën e tretë të gjyqit në Hagë. Julias Von Bone e ka pyetur...
Shtohet aktiviteti i vullkanit në ishullin spanjoll, shkencëtarët: Shpërthimet mund të zgjasin edhe për shumë javë të t
SPANJË– Ekspertët që po studiojnë vullkanin në në ishullin spanjoll të Atlantikut shprehen se aktiviteti shpërthyes në krater është shtuar, duke lësh...
I kërkoi të ndaheshin! Tjetër vrasje trondit Greqinë, burri vret gruan brenda në makinë, mbyllet në shtëpi e kryen vetë
GREQI– Një tjetër vrasje ka tronditur Greqinë, kësaj herë në ishullin e Rodosit, ku një burrë ka qëlluar për vdekje me armë gjahu një mësuese. Sipas “Prot...
FOTOT/ Kjo është mësuesja që u vra nga ish-i dashuri me pushkë në Greqi, vrasësi la një shënim: Pa të mirën time, s
GREQI– Edhe pse identiteti i saj nuk është bërë me dije, përveç emrit Dora, mediat greke kanë publikuar fotot e para të 31-vjeçares fatkeqe ...