Bota

22 Shtator 2021, 18:47 Nga DOSJA

HAGË – Dëshmitari i parë në seancën e sotme gjyqësore për Salih Mustafën në Hagë tha se si pasojë e lëndimeve në trup nga dhuna e ushtruar në Zllash ka pasur nevojë të operohet, por nuk e di nga çfarë. Kur u pyet nga avokati Julias Von Bone nëse ka qenë te mjeku për këto lëndime, dëshmitari ka thënë që jo sepse i ka ardhur zor të shkojë tek mjeku.

“Pse të ka ardhur zor të shkosh tek mjeku?”, pyeti avokati ndërsa dëshmitari tha se nuk ka qënë mirë të tregoje se të kishte rrahur UÇK-ja.

Dëshmitari ka treguar më pas se është operuar dhe vetëm mjeku e di çfarë ka pasur. “Ai më ka bërë operacion, ai e ka ditur çfarë kam pasur. Ai më ka pyetur se çfarë ke. Unë i kam thënë që nuk e di. Por, ai e di sepse ai më ka bërë operacion”, tha dëshmitari.

Avokati ka kërkuar sqarime nga dëshmitari në lidhje me ka deklaratën se ka pasur probleme shëndetësore ndërkohë që në në dokument thuhet se dhimbja e kokës i ka zgjatur vetëm një vit.

“Unë kam pas probleme me dhimbjen e kokës gjithë kohës”, ka shtuar dëshmitari.

LAJMI KRYESOR: Seanca e katërt e Salih Mustafës në gjyq, dëshmitari acarohet me avokatin Von Bone: Mos më bëj pyetje pa lidhje 

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjyqi i salih mustafes gjyqi i salih mustafes

Sondazh

Poll