Bota

Dëshmitari në gjyqin ndaj Salih Mustafës rrëfen kur është liruar: Kishte dhe ndërtesa të tjera, nuk kuptonim ishte ditë

22 Shtator 2021, 18:11 Nga DOSJA
Dëshmitari në gjyqin ndaj Salih Mustafës rrëfen kur

HAGË – Dëshmitari i parë ka vazhduar rrëfimin në gjyqin që po mbahet në Hagë për Salih Mustafën me akuzën se ka kryer krime lufte. Ai ka treguar për ditën që është larguar nga Zllashi dhe ka thënë se është liruar në datë 18 dhe se në ambientin ku është mbajtur nuk kuptohej kur ishte ditë ose natë pasi ishte i mbyllur.

Ai tha se se ka qenë ora 11:00 kur ia kanë hapur derën dhe ka dalë nga objekti ku po mbahej, e sipas tij e kishin thirrur me emër atë dhe të tjerët për të dalë nga aty e për t’u larguar. Dëshmitari ka thënë se ka parë shumë njerëz kur ka dalë dhe një përson u ka treguar rrugën për në Prishtinë.

“Lloj lloj njerëzish, me rroba civile, me rroba të ushtrisë, ka pas shumë njerëz. Po ata kanë ardhur prej tana anëve janë mbledhur aty edhe na ka treguar një person me dorë nga është rruga për të shkuar në Prishtinë”, ka thënë ai.

Më  tej dëshmitari bëri të ditur se ka pasur ndërtesa të tjera jashtë si ato në të cilat ka qëndruar ai.

“Sa kanë qënë se di, nuk më ka interesuar që t’i shikoj, po kam dal aty ka po na thoshin të shkonim, rrugën na kanë tregur me dorë andej për Prishtinë, kam qënë i humbur nuk kam ditur nga të shkoj, po nga kanë shkuar njerëzit kam shkuar edhe unë, me shumë njerëz”, ka deklaruar dëshmitari.

Ai tha se nuk e di saktë sa ndërtesa kanë qenë, por tha se kanë qenë 50 ose 60 metra larg.

LAJMI KRYESOR: Seanca e katërt e Salih Mustafës në gjyq, dëshmitari acarohet me avokatin Von Bone: Mos më bëj pyetje pa lidhje 

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjyqi i salih mustafes salih mustafa del para gjykates speciale gjyqi i salih mustafes salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll