Aktualitet

Adriatik Llalla në kërkim kombëtar, avokati mbrojtës nuk NXJERR asnjë koment: Jam indiferent se ku ndodhet

22 Shtator 2021, 19:20 Nga DOSJA
Adriatik Llalla në kërkim kombëtar, avokati mbrojtës nuk

TIRANË- Avokati mbrojtës i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj ka ritheksuar se nuk ka asnjë komunikim me të mbrojturin e tij.

Në një lidhje direkte për emisionin “Open”, Hazizaj tha se nuk kishte asnjë informacion se ku ndodhej i mbrojturi prej tij, duke shtuar se ka më shumë se një muaj që nuk komunikon me të.

“Llalla kemi më shumë se një muaj që kemi njoftuar për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, arsye përse kemi qenë në shërbim mjekësor. Po e rikthesoj, Llalla i ka besuar mbrojtjen ligjore një avokati nuk është i detyruar që të vijë në ambientet e gjykimit. Jam indiferent se ku ndodhet i mbrojturi prej meje. Ka dalë një urdhër në zbatim të një vendimi gjykatë të paragjykuar dhe pa standard ligjor,”- tha Sokol Hazizaj.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denohet adriatik lalla sokol hazizaj denohet adriatik lalla sokol hazizaj

Sondazh

Poll