Aktualitet

Fshehje pasurie dhe duzinë denoncimesh nga qytetarët, KPK shkarkon prokurorin Lorenc Mërkuri

22 Shtator 2021, 17:01 Nga DOSJA
Fshehje pasurie dhe duzinë denoncimesh nga qytetarët, KPK shkarkon

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 21 shtator, Komisioni ngriti dyshime se Mërkuri ka fshehur pasuritë duke mos i deklaruar, e se ka cënuar besimin e publikut. Në lidhje me të u relatuan një duzinë me denoncimesh nga publiku, të cilave iu bashkangjit edhe një raport negativ i DSIK.

Në raport ngriheshin dyshime se prokurori ishte përfshirë në veprime korruptive në disa çështje penale, si dhe dyshime për kontakte të papërshtatshme. Megjithatë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij u  hodhën poshtë nga prokurori gjatë seancës dëgjimore.

Magjistrati Lorenc Mërkuri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës. Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 deri në shkarkimin e tij nga detyra e ushtruroi funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kpk lorenc mërkuri lorenc mërkuri ne vetting kpk lorenc mërkuri lorenc mërkuri ne vetting

Sondazh

Poll