Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Makina përplas 34-vjeçarin, i plagosuri niset me urgjencë në spital

22 Shtator 2021, 19:04 Nga DOSJA
Aksident në Vlorë/ Makina përplas 34-vjeçarin, i plagosuri

VLORË- Një makinë ka aksidentuar këmbësorin 34-vjeçar, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, në Vlorë. Me anë të njoftimi zyrtar, Policia njofton se i riu është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Në orën 19:15, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije Policia. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore vlore aksident ne vlore vlore

Sondazh

Poll