Aktualitet

U dënua me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, SPAK: Policia të arrestojë Llallën!

22 Shtator 2021, 15:51 Nga DOSJA
U dënua me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të

TIRANË– Pas vendimit të formës së prerë me 2 vite burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, SPAK ka kërkuar arrestimin e tij. Në një njoftim zyrtar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkohet gjithashtu edhe konfiskimi i disa prej pasurive të Llallës, të cilat do t’i kalojnë shtetit.

Pasuritë e paluajtshme e sekuestruara:

Pasuria e paluajtshme apartament, me sipërfaqe 67.2 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuritë e paluajtshme të llojit tokë arë, 4 (katër) pasuri, me sipërfaqe gjithsejt 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë.

Llalla prej një jave është larguar jashtë vendit për t’u mjekuar në një klinikë private, ku destinacioni i parë për të ka qenë Turqia, ndërkohë që në redaksinë e Dosja.al, ka mbërritur një foto ku ish-kryeprokurori shfaqet duke pritur trenin në Romë.

NJOFTIMI I SPAK:

Mbi përfundimin e gjykimit ndaj të pandehurit Adriatik Llalla. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr.24, datë 22.09.2021 vendosi: “Lënien në fuqi të vendimit nr.40, datë 20.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40, datë 20.05.2021 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të pandehurit Adriatik Llalla për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, 3 (tre) herë, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Adriatik Llalla për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara ku përfshihen: Pasuria e paluajtshme apartament, me sipërfaqe 67.2 m2, e ndodhur në Durrës. Pasuritë e paluajtshme të llojit tokë arë, 4 (katër) pasuri, me sipërfaqe gjithsejt 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë. Konfiskohen dhe kalohen në favor të shtetit. Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhërin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij.

LAJMI KRYESOR: 2 vite burg dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike, Apeli dënon me vendim të prerë Adriatik Llallën, ish-kryeprokurori po kurohet jashtë Shqipërisë, avokati: Do e ankimojmë në GJL

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla denohet adriatik lalla adriatik llalla denohet adriatik lalla

Sondazh

Poll