Aktualitet

Përplasen 2 makina në hyrje të Kuçovës, njëra përfundon në kanal, banorët arrijnë të shpëtojnë shoferin

22 Shtator 2021, 19:10 Nga DOSJA
Përplasen 2 makina në hyrje të Kuçovës, njëra

KUÇOVË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Kuçovës. Një mjet tip Benz me targa Br 22 44 B është përplasur me një makinë tip BMW me targa AA 529 JH.

Nga impakti i përplasjes mjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, por kanë qenë banorët e zonës që kanë mundur të nxjerrin drejtuesin e mjetit, i cili po merr mjekimin e parë në spitalin e Beratit, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kuçove kucove aksident ne kuçove kucove

Sondazh

Poll