Aktualitet

Aksident i rëndë me makinë në Tropojë, këmbësori i plagosur rëndë mbërrin me helikopter në Tiranë

22 Shtator 2021, 16:28 Nga DOSJA
Aksident i rëndë me makinë në Tropojë,

TROPOJË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tropojë, ku një këmbësor është përplasur nga një makinë, e cila drejtohet nga shoferi me iniciale E.T. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i aksidentuari, këmbësori i identifikuar si, S.T., është nisur me urgjencë drejt Tiranë me helikopter për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore. Ndërkohë që shoferi është shoqëruar në Komisariat. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin E. T., ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tropoje tropoje aksident ne tropoje tropoje

Sondazh

Poll