Aktualitet

‘Sigurojnë drogën shpejt e me çmim konkurues’/ Raporti i Antimafias, përmendet edhe MAFIA shqiptare: Ndër grupe

22 Shtator 2021, 17:32 Nga DOSJA
‘Sigurojnë drogën shpejt e me çmim konkurues’/

ITALI– Antimafia italiane ka publikuar një raport prej më shumë se 500 faqesh lidhur me krimin e organizuar në Itali, ku përmenden edhe grupet shqiptare. (Shiko këtu) Në raportin për gjysmën e dytë të vitit 2020, shkruhet se grupet kriminale shqiptare në Itali janë ndër më të struktuarat, e se bashkëpunojnë ngushtë me ato vendase në trafikun e lëndëve narkotike, të armëve, e të qënieve njerëzore. Po ashtu theksohet se mafia shqiptare ka bashkëpunim të mirë me atë rumune e nigeriane.

Sipas antimafias, futja e lëndëve narkotike në Itali bëhet përmes rrugëve të ndryshme nga portet detare të brigjeve pulieze (Puglia) e molizane (Molisse) që është nyja strategjike të trafikut. Grupet italiane merren me çështjet administrative si duke vënë në dispozicion gomone, skafe e pika referimi për zbarkim, ndërsa grupet kriminale shqiptare, më konkretisht shqiptarët me rrënjë në Itali sigurojnë furnizimin dhe klasifikimin të drogës në sheshet e ndryshme të shpërndarjes dhe dërgesat në veri të Italisë, por edhe jashtë saj në treget e Europës Perëndimore.

Pandemia e koronavirusit duke se ka ndikuar në përfshijen e qytetarëve në botën e errët të krimit duke kërkuar një mënyrë për të dalë nga kriza dhe të lajnë borxhet. Kjo vështirësi financiare është shfrytëzuar nga organizatat kriminale për t’i infiltruar në treg.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet raporti i anti-mafias italiane per shqiperine raporti i anti-mafias italiane per shqiperine

Sondazh

Poll