Bota

I kërkoi të ndaheshin! Tjetër vrasje trondit Greqinë, burri vret gruan brenda në makinë, mbyllet në shtëpi e kryen vetë

22 Shtator 2021, 13:57 Nga DOSJA
I kërkoi të ndaheshin! Tjetër vrasje trondit Greqinë, burri

GREQI– Një tjetër vrasje ka tronditur Greqinë, kësaj herë në ishullin e Rodosit, ku një burrë ka qëlluar për vdekje me armë gjahu një mësuese. Sipas “Protothema”, vrasësi po priste brenda një makinë me qera gruan, e në momentin që kjo e fundit u fut në makinë, u qëllua për vdekje.

Pasi qëlloi 30-vjeçaren, autori ende i paidentifikuar, vrau veten në banesë. Mësohet se viktima kishte kërkuar që të ndahej por mesa duket kërkesa nuk është pritur mirë.

Vrasja brutale ndodhi para syve të shumë dëshmitarëve, të cilët njoftuan menjëherë Policinë për të ndaluar agresorin. Në vendin e ngjarjes u gjetën dy fishekë nga arma e gjahut, ndërsa trupi i 30-vjeçares, identiteti i të cilës ende nuk është bërë me dije, është dërguar në morg për autopsinë.  

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasje ne rodos vrasje ne rodos

Sondazh

Poll